Mino Raiola u nda nga jeta papritur gjatë vitit të kaluar, duke lënë gjurmë si një nga menaxherët më të mëdhenj në historinë e futbollit. Rafaela Pimenta trashëgoi perandorinë e Mino Raiolës dhe ajo ka tashmë yje të tillë si Donnarumma deri te Haaland.

“Corriere dello Sport” ka publikuar top-formacionin e saj, ose ekipin ideal që menaxhon prej 519 milionë eurosh. Nga porta deri te maja e sulmit janë disa nga lojtarët më të mirë në qarkullim.

FORMACIONI IDEAL: Gianluigi Donnarumma (50 milionë), Denzel Dumfries (28 milionë) Matthijs de Ligt (70 milionë), Noussair Mazraoui (28 milionë), Marco Verratti (50 milionë), Paul Pogba (35 milionë), Ryan Jiro Gravenberch (30 milionë), Xavi Simons (18 milionë), Donyell Malen (20 milionë), Erling Haaland (170 milionë) dhe Andrea Pinamonti (20 milionë euro).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb