Kanë shpëtuar fatmirësisht, burrë e grua shqiptarë në Itali që shkonin me urgjencë drejt maternitetit, për shkak se gruas i kishin nisur dhimbjet e lindjes.

Historia është reale dhe mediat itliane i kanë kushtuar asaj një artikull duke e cilësuar si mrekulli. Dorisa Hyka dhe Aldo Troklini po udhëtonin për në maternitet, por në një moment makina e tyre një Opel Meriva u përplas me një Dacia. E pavarësisht aksidentit, nëna e re arriti të lindë shëndoshë e mirë vajzën e saj, Brea.

Shqiptarja
Shqiptarja

“Unë pashë tmerr, ishte lemeri”,- tregon nëna 22-vjeçare.

Nëna thotë se gjëja e parë që mendoi pas aksidentit ishte gjendja e vajzës. “Ishim për darkë tek një i afërm në San Massimo, kur fillova të ndjeja kontraktimet dhe hipëm në makinë për të ardhur në spital. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë, jemi shumë të lumtur”, tregon ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb