Pas dy vitesh pauzë, këtë vitë pritet të mbahet “Sunny Hill Festival”. Ky festival ka dështuar të mbahet në Prishtinë, kështu u zhvendos në Tiranë.

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe këngëtari, Mozzik me një postim në Facebook, ku ka akuzuar Qeverinë për vendimin e marrë.

“Pashë zotin e madh a jeni ngi me këtë Qeveri hala?”, shkruan ndër të tjera reperi.

Ndryshe, për këtë ka reaguar edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, i cila tha se kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

“Kjo është letra të cilën e kam shkruar me vështirësi të madhe e me shumë zemër të rëndë por dërgesa e së njëjtës ka qenë e paevitueshme.

Pas pritjeve, tentimeve, lutjeve e kërkesave, pas votimeve unanime dhe atyre të plotfuqishme prape e gjetëm veten peng i politikbërjës në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës.

Vendimi ishte i vështire por i domosdoshëm. Presim ditë më të mira e rikthim sa më të shpejtë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb