Ambasada amerikane në Tiranë iu është bashkuar urimeve me rastin e festës së Pashkëve katolike.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada uron shqiptarët që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim dhe paqe.

“?? | Nga komuniteti ynë tek komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre në Shqipëri që festojnë këtë ditë! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan ambasada.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb