Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ambasada uron besimtarët, sidomos ata që janë në vijën e parë të betejës kundër COVID.

“??️ | Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë! Sot, le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-ve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb