KORCE- Radhë të gjata automjetesh në dalje në Pikën Kufitare të Kapshticës. Mësohet se dhjetra automjete prej disa orësh presin në radhë për të kaluar drejt shtetit grek.

“25 vite e njëjta situatë, nuk kemi shtet”, shprehet një drejtues mjetesh.

Ndërkohë një tjetër emigrant tha se ndonëse zgjedhin të vijnë për festat në Shqipëri, siç ishte edhe rasti i Pashkëve, në kthim rrezikojnë punën. “Vijmë për të festuar, rrezikojmë punën”, tha ai.

Kujtojmë se shumë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi zgjodhën të kalonin Pashkët në Shqipëri, duke krijuar kështu edhe fluks në pikat kufitare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: