Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare. Ngjarja është regjistruar në Kombinat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M.N., i cili ishte shpallur në kërkim prej dy ditësh. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga ngjarja që ka ndodhur në 25 korrik. Mësohet se 40-vjeçari, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, ndiqte në rrugë një 35-vjeçare.

Po ashtu mësohet se gjatë asaj dite, pasi e ka ndjekur vajzën, ai është futur me forcë në banesën e kësaj të fundit dhe ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Por pasi vajza kishte nisur të bërtiste, kjo skenë ka bërë që ai të largohej nga banesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb