Telashet e yllit portugez Kristiano Ronaldo me bodigardët e tij nuk kanë të sosur. Pasi një nga dy binjakët simpatikë që CR7 paguan për t’i ruajtur shpinën ia prishën disi pushimet, duke i aksidentuar makinën superluksoze Bugatti Veyron me vlerë 1.7 milionë paund, një tjetër incident ka ndodhur ditën e sotme.

Siç raportojnë mediat angleze, ylli i Mançester United është detyruar të niset me gjysmë ore vonesë nga një aeroport në Spanjë, pasi një prej truprojave të tij është përfshirë në një sherr me rojet e sigurisë.

Kjo përplasje ka çuar në ndërhyrjen e policisë. Gazeta e mirënjohur “Menorca”, sqaron se truproja i Ronaldos u mërzit pasi iu kërkua të priste në hyrjen VIP, teksa bëri që skaneri i aeroportit të fiket kur vendosi gishtin e tij në kuadër të kontrolleve.

Gazeta raporton se ai ka ngritur zërin dhe ka shfaqur një gjestikulacion të dhunshëm përpara se të kalonte nëpër harkun e sigurisë së aeroportit pa u kontrolluar, pavarësisht paralajmërimeve nga personeli i sigurisë se do të thërrisnin policinë.

“Truproja tha se ai kishte qenë oficer policie në Portugali dhe ata mund të thërrisnin kë të dëshironin. Policia arriti të qetësonte situatën dhe avioni që kushton 20 milionë paund u nis me të paktën gjysmë ore vonesë”, thuhet në artikullin e medias spanjolle.

Ndërkohë sa i përket Ronaldos, ai thuhet se vijoi rrugën si kalimtar i rastësishëm dhe u shfaq tepër serioz, duke mos ndërhyrë në asnjë moment në incidentin ku u përfshi truproja e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb