TIRANE-Deputeti demokrat Mëhill Fufi u përfol nga deputeti i sapopërjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi se ishte në shënjestrën e një vrasësi te porositur nga Ilir Meta. Personalisht Fufi dëshmitë për këtë i dha në prokurori, kurse për mediat jashtë dyerve të organit të akuzës u shpreh se nuk ka dijeni për ndonjë plan vrasjeje rreth tij.

Megjithatë, ‘atentati’ i shumëpërfolur u bë dhe motiv për protestë nga opozita, ku kjo e fundit nuk hezitoi të bllokonte as punimet e parlamentit ditën e enjte. Mes rebelëve opozitarë të cuar më këmbë ishte dhe Fufi. Ndërsa spektatorë të shfaqjes u bënë socialistët në parlament, Fufi me disa syresh ia nisi dhe muhabetit. Në këto foto nga LSA, deputeti demokrat shihet teksa bisedon me Pandeli Majkon dhe Fatmir Xhafaj, më pas me Bashkim Finon. Palët nuk duket se kanë ndonjë dialog të ashpër, përkundrazi duket se biseda është aq e ëmbël mes tyre, ndërsa pas kurrizit të Fufit janë kolegët demokratë që i bëjnë thirrje Ilir Metës të largohet nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

Emri i Mhill Fufit u bë i njohur sidomos pas ditës së zgjedhjeve të 23 qershorit, kur ai mbeti i plagosur në një nga qendrat e votimit të Lezhës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: