Cristiano Ronaldo nuk humbet asnjë çast dhe ka fluturuar menjëherë drejt Portugalisë për të nisur përgatitjet për Euro 2020.

Mediat italiane zbulojnë se Ronaldo menjëherë sapi ka përfunduar ndeshja e Juventusit ndaj Bolonjës, pas të cilës bardhezinjtë kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions League vitin tjetër, ka zgjedhur të ikë drejt vendit të tij.

Në fakt gjatë sfidës më Bolonjën Ronaldo nuk u aktivizua asnjë minutë, por e pa sfidën nga stoli duke mos harxhuar energjitë.

Ai do të udhëheqë Portugalinë si kapiten në Euro 2020 në misionin për të mbrojtur trofeun q e fitoi 5 vite më parë.

Më pas përflitet se Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Juventusit dhe ka arsye të forta të rikthimit të portugezit tek skuadra e tij e parë, Sporting Lisbona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb