Pandemia e Coronavirus detyroi pezullimin e kampionateve të futbollit thuajse në të gjithë botën. Nëse FIFA, UEFA, Ligat dhe Federatat po studiojnë planet për t’u rinisur, Covid-19 duket se i ka dhënë fund sistemit VAR në këtë sezon.

2508689025001 6069060087001 6069058822001 Vs
2508689025001 6069060087001 6069058822001 Vs

Një konfirmim vjen nga presidenti i Shoqatës së Arbitrave në Itali, Marcello Nicchi. Sipas tij, nëse futbolli kthehet të fushë, atëherë me shumë mundësi duhet të bëjë pa ndihmën e teknologjisë, pasi arbitrat e sistemit VAR dhe operatorët e tjerë teknikë punojnë në hapësira shumë të vogla dhe të mbyllura. Kjo do të thotë se do të rrezikonin shumë, duke shkelur protokollin e sigurisë. Por, ky lajm është shoqëruar me shumë polemika.

France V Croatia 2018 Fifa World Cup Russia Final
France V Croatia 2018 Fifa World Cup Russia Final

Tifozët në rrjetet sociale nënvizojnë me të drejtë faktin se mungesa e VAR për pjesën e mbetur të ndeshjeve do të falsifikonte kampionatin, pasi do të përdoreshin dy protokolle arbitrimi brenda një sezoni. Po ashtu, klubet do të kishin dorë të lirë të reklamonin çdo vendim arbitrar, duke sjellë kaos në një kampionat që rezervon një sfidë shumë të vështirë në pjesën e mbetur.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb