Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Lulzim Basha nuk ka legjitimitet politik si kryetar i Partisë Demokratike, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur në një takim kryedemokratin duke e bërë edhe njëherë të qartë se me kë do të bashkëpunojnë SHBA-të.
Me një postim të Twitter, Kim shkruan se biseduan për marredheniet me SHBA, mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug.
“Faleminderit PD dhe Lulzim Basha per ketë takim të shkëlqyer për çështjet në SHBA, marrëdhëniet, duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug. Opozita e fortë është thelbësore për demokracinë.”- shkruan ajo.
(BalkanWeb)