SHBA

Pas ndryshimit të madh, aktorja Ellen Page, e cila në dhjetor njoftoi se është transgjinore dhe se do të quhej Elliot Page, ka bërë të ditur se do të divorcohet nga partnerja e saj, Emma Portner.

Në janar të vitit 2018 ajo ishte martuar në fshehtësi me balerinën, Emma Portner por 3 vjet më vonë gjithçka mbaroi.

“Pas shumë reflektimesh dhe shqyrtimesh të kujdesshme, ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar pas ndarjes sonë verën e kaluar. Ne kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin dhe mbetemi miq të ngushtë.”

Në dhjetor Portner postoi një mesazh mbështetës në Instagram:

“Unë jam shumë krenar për Elliot Page. Trans, queer dhe njerëz jo-binarë janë një dhuratë për këtë botë. Unë gjithashtu kërkoj durim dhe privatësi, por edhe që ju të bashkoheni me mua në mbështetjen e jetës trans. Ekzistenca e Elliot është një dhuratë në vetvete. Shkëlqe i ëmbëli E. Të dua shumë “.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb