Joe Biden, presidenti i SHBA, ndodhet në Irlandën e Veriut për të shënuar 25-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes të së Premtes së Mirë. Biden është takuar me kryeministrin Rishi Sunak dhe kanë konsumuar një çaj së bashku.

Dy liderët pozuan para kamerave teksa u takuan në hotelin Grand Central në Belfast.

Qeveria britanike hodhi poshtë pretendimet dje se bisedimet dypalëshe ishin reduktuar në një kafe, të quajtur “bi-latte” nga The New York Times.

Dhe këtë mëngjes Shtëpia e Bardhë mohoi se presidenti amerikan ishte “anti-britanik”.

Vëzhguesit e politikës janë të detyruar t’i krahasojnë këto foto me pamjet “bromance” që pamë kur zoti Sunak u takua me presidentin francez Emmanuel Macron vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: