Një 21-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap nga policia e Tiranës me një sasi kanabisi.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasja me inicialet XH.A., akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Gjatë kontrollit fizik të resë i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb