TIRANE

Duket sikur jeta e Robert Berishës është gjithë kohës me valixhe në dorë, në aeroporte të ndryshme, në udhëtime të vazhdueshme e në angazhime të tjera profesionale, nga muzika tek kërcimi, etj. Koha e lirë në dispozicion të familjes, është kaq e paktë, dhe e limituar për këngëtarin shqiptar.

Robert Berisha
Robert Berisha

Ndaj, në momentin e parë kur gjen pak hapësirë të lirë ai i dedikohet tërësisht atyre, bashkëshortes Nora Istrefi dhe të bijës, Renee. Si një prind i përkushtuar ndaj së voglës së familjes, ai nuk e fsheh asnjëherë këtë detaj duke e shprehur në intervista të ndryshme publike, por edhe përmes fotove të ndryshme. Por, një foto e fundit e tij që Roberti ka postuar në instastory, ai shfaqet duke puthur në buzë të bijën, e ndërsa shkruan në të: “Gjithçkaja ime”! Ka mjaftuar kaq dhe portalet i janë “vërsulur” me idenë e kritikës për një gjest të tillë.

I kontaktuar nga Class, Roberti dha shpjegimin e tij për këtë situatë: “Shyqyr që është vajza ime dhe fati i saj është që nuk e përpiva fare, po kaloi mirë me një puthje. Aq shumë më merr malli për të”!

Ndërkohë, ai ka edhe një përgjigje për mediat që përpiqen t’i japin të tjera ngjyrime këtij veprimi mes një babai dhe vajzës së tij.
“Portalet puthin edhe vajzat e të tjerëve dhe nuk ju duket e çuditshme. Por, kur shohin fytyra publike që bëjnë një gjest të tillë, atëherë bëjnë një shkrim që të përfitojnë nga klikimet. Gjithsesi, janë shumë të mirë. Unë i dua fort”, e mbyll ai komentin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb