Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është shfaqur për herë të parë në publik pasi u fotografua në momente intime me regjisorin, Taika Waititi dhe aktoren, Tessa Thompson.
Në imazhet e publikuara nga “Daily Mail”, treshja dukej shumë e afërt, pasi shkëmbenin me njëri-tjetrin puthje në buzë dhe përqafime.

Por së fundmi, këngëtarja e shumë hiteve është fotografuar në Los Angeles më veshje sportive ngjyrë të verdhë, që i tregonin format trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut.
Nga imazhet e publikuara nga mediat e huaja, 30-vjeçarja shfaqet e qeshur dhe e lumtur, sikur asnjë lajm nuk është shkruar për të.

Nga ana tjetër kujtojmë se Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”. Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se aktorja është zhvendosur në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar, gjatë kohës që po realizohen xhirimet e filmit “Thor”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: