Historia e jetës së Nazarkos është shumë e veçantë dhe e mbushur me arritje të mëdha në fusha të ndryshme.

Për shkak të persekutimit Nazarkos nuk i lejohej të studionte, ndaj ai me shumë dashuri tregoi për një person shumë të rëndësishëm në jetën e tij, për profesor Skënder Çarçanin, të cilin e cilësoi si atin e tij shpirtëror dhe si njeriun më të ditur të të gjitha kohërave.

Nazarko me krenari tha se është njeriu i cili nxiti tek ai pasionin për fizikën dhe shahun. “Me të kam bërë një lloj shkolle që në Shqipëri nuk bëhet dhe që jashtë do të paguhej shtrenjt, një edukim shumë i veçantë, i cili është shtrirë në periudha të gjata kohore”, theksoi ai.

Shpëtim Nazarko tregoi se i kishin dhënë një shkollë mekanike në Gjirokastër dhe pastaj në Fier, dhe ai tha se kur shkonte në qytete të tjera e fshehte biografinë. Ai u shpall “Kampion Kombëtar i të Rinjve” në shah, por kjo nuk zgjati shumë pasi u mor vesh që Nazarko ishte i persekutuar. “Në vend që të më jepnin shkollë më internuan nëpër puset e naftës”, tha ai.

Nazarko foli dhe tregoi edhe për takimet që ka zhvilluar me shahistet Garry Kasparov dhe Viktor Korchnoi, ndersa fotografinë me këtë të fundit e cilëson si vlerën më të bukur të jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb