TIRANË

Ambasadori i BE-së dhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë kanë zhvilluar një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Lajmi konfirmohet nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca me një postim në “Twitter”. Soreca ka zbardhur edhe temat kryesore që ka biseduar me Olsian Çelën, ndërsa shton se zgjedhja e tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është një hap tjetër i rëndësishëm përpara zbatimit të reformës në drejtësi.

Postimi i Luigi Soreca:

“Së bashku me Leyla Moses-Ones sot takova Prokurorin e Përgjithshëm të sapozgjedhur Olsian Cela. Ne diskutuam përparësitë kryesore, përfshirë rolin kryesor të hetimeve financiare proaktive, veprimin e zyrave të prokurorisë  pas tërmetit, si dhe për fazën kalimtare drejt krijimit të SPAK. Zgjedhja e Z. Cela paraqet një hap tjetër të rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi, e cila është një përparësi kryesore për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: