TIRANE – Nëse një ndër këngët më të bukura të karrierës muzikore ka pas saj një histori, e bën edhe më interesant rrëfimin e saj, sidomos disa vite më vonë.
Një ndjesi të tillë, e kthjellët, e qetë dhe gati-gati shpërfillëse ndaj asaj që i ka ndodhur para se të krijonte një prej baladave më të bukura të repertorit të saj, përjeton sot edhe Mariza Ikonomi.

E ftuar në Top Magazine bashkë me disa kolege këngëtare, të cilat numërojnë disa balada në karrierën e tyre muzikore, Mariza kujton me humor historinë pas së cilës fshihet hiti “Piano e vjetër”, të cilën ajo, sa herë e këndon, emocion të madh e të vogël.

Që “Piano e vjetër” është krijuar pas një historie personale, këtë Mariza e ka thënë edhe më herët, por me detaje, ajo e tregon në Top Magazine: “Unë mbaj mend që u zura me të, madje jemi zënë në kishë.

Nuk e mbaj për çfarë jemi zënë, për një gjë kot, por nuk folëm për një moment. Pastaj (tek ajo kisha ka pasur një piano) unë ulem në piano dhe të gjitha nervat që kisha po i shprehja me tinguj, në piano, dhe sikur ishte një tingull qiellor që më doli nga qielli në atë moment, filloi ky akordi i ëmbël dhe formova “Pianon e vjetër”.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: