Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i rëndë që i mori jetën një 17-vjeçari në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjjen e njohur si “Blloku i furrave”, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të ish-fabrikës se këpucëve.

Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar foton e viktimës, Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenës, i cili ndërroi jetë tragjikisht mbrëmë. Gazetarja raporton për ‘BalkanWeb’ se 17-vjeçari, teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe për pasojë ka humbur jetën. Po ashtu, Metaj nxjerr në dritë detaje tronditëse nga aksidenti, ndërsa mësohet se i riu ishte duke bërë garë shpejtësie me një tjetër makinë, kur humbi kontrollin dhe u akisidentua.


Nga hetimet e deritanishme të grupit hetimor mësohet se 17-vjeçari ka qenë me një shpejtësi 200 km/h, ndërsa ai ishte i apasionuar pas garave me makina. ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet ku shihet makina, e cila është dëmtuar totalisht nga përplasja.
(ed.me/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb