TIRANE– I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, ku po diskutohet për rolin e ambasadorëve në politikën shqiptare, historiani dhe ish ministri Paskal Milo tha se ka ambasadorë të nivelit të dytë apo dhe të tretë që krijojnë terrenin në Shqipëri gjatë kohës që janë në detyrë dhe më pas kthehen për të bërë biznes.

“Unë mund t’ju them se ka pasur edhe ambasadorë të nivelit të dytë e të tretë në Shqipëri që kanë përgatitur terrenin që në momentin që mbarojnë mandatin të mund të rikthehen në Shqipëri për të bërë biznes.

Këtu vijnë ambasadorë të ndryshëm që në vendet e tyre lejohen të përcaktojnë orientimin politik. Kur vijnë në Shqipëri ata krijojnë një lloj marrëdhënie me forcat politke që janë aleate apo mbështetëse të partive që përfaqësojnë në vendin e tyre”- tha Paskal Milo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: