NGA EGLANTINA ALLIAJ*
TIRANË- “Dekriminalizimi nuk është një proces që nuk duhet të kryhet brenda pak javësh vetëm në funksion të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit”. Kështu shprehet në një intervistë për News24, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Sipas tij ky proces nuk ka të bëjë vetëm me parlamentin, por me një numër të madh institucionesh që janë të prekura nga ky fenomen.

“Procesi i dekriminalizimit nuk duhet të kryhet Brenda pak javësh dhe vetëm në funksion të zgjedhjeve të 21 qershorit. Ky është një proces i gjerë që përfshin jo vetëm parlamentin, por edhe një sërë institucionesh të tjera, të cilat preken ose rrezikojnë të preken nga ky fenomen”, tha kreu i PDS-së .

Sipas Milos, kjo është një detyrë e partive politike, pasi nëpërmjet strukturave partiake infiltrohen elementët kriminalë në politikë.

“Unë do ta konsideroja një çështje të dorës së parë të vetë partive politike, pasi  nëpërmjet strukturave partiake infiltrohen elementët kriminalë në politikë”, deklaron ai.

Më tej Milo thotë se  komisioni i posaçëm për dekriminalizimin është kthyer në një arenë akuzash reciproke, ku zgjidhja sipas tij, është larg. “Procesi i dekriminalizimit ka mbetur në vend numëro, pavarësisht se janë dy drafte për këtë proces, një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Ndërsa zgjedhjet e 21 qershorit janë shumë afër, palët nuk kanë arritur ende konsensus për këtë çështje”, u shpreh ai.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: