Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra sot nga zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sot zyrtari i lartë amerikan tha në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në ‘News24’ se do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur, për të qenë udhëheqësi i saj.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Alibeaj theksoi se Berisha dhe të gjithë ata që kanë dyshime, morën sot përgjigjen se ccfarë i ndodh një partie nëse nuk distancohen nga personat non-grata.

“Berisha dhe kushdo që kishte dyshime e mori sot pergjigjen nga SHBA se cfare i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata

PD nuk do te mbetet peng i asnjë interesi personal. PD nuk do të bëhet mburoje e halleve të askujt. Sali Berisha dhe kushdo qe kishte dyshim e mori sot përgjigjen nga SHBA se çfarë i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata”, shkruan Alibeaj, ndërsa ka postuar edhe videon nga intervista e Ballës me Escobar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: