TIRANË

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes ndaj koronavirusit në Shqipëri.

Plani i detajuar i ekipit të OKB në Shqipëri është me një buxhet prej më shumë se 97 milionë dollarë për 12-18 muajt e ardhshëm dhe përcakton ofertën për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen në 5 shtylla kryesore, nga mbrojtja e sistemit shëndetësor deri te rezistenca e komunitetit.

Ja çfarë përmban plani i OKB:

Pas shpalljes prej Sekretarit të Përgjithshëm të OKB në 4 maj të kornizës globale të OKB për reagimin e menjëhershëm social-ekonomik ndaj COVID-19, Ekipi Vendor i OKB në Shqipëri ka zhvilluar një program të detajuar të përgjigjes socio-ekonomike për 12-18 muajt e ardhshëm.

Lexoni Planin (në anglisht) këtu: https://www.un.org.al/…/Socio%20Economic%20Plan%20Albania_0…

Me një buxhet të vlerësuar prej 97,393,880 USD, plani i propozuar përcakton ofertën e konsoliduar të agjencive të Kombeve të Bashkuara për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen duke plotësuar Planin Kombëtar të Reagimit të Qeverisë së Shqipërisë (që do të dalë së shpejti) dhe Planin aktual të Përgatitjes dhe Reagimit Strategjik Kombëtar.

Qëllimi i këtij Plani është të sigurohet një përpjekje e bashkërenduar, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për të adresuar ndikimet shumëdimensionale të COVID-19, dhe për të mbrojtur nevojat dhe të drejtat e njerëzve që jetojnë nën presionin e pandemisë, me një përqendrim në grupet më të rrezikuara dhe njerëzit që rrezikojnë të lihen pas.

Plani u zhvillua nën udhëheqjen e përgjithshme të Zyrës së Koordinatorit të Përhershëm të OKB në Shqipëri dhe udhëheqjen teknike të UNDP Albania me mbështetjen e @OBSH dhe UNICEF Albania.

Plani identifikon 113 veprime prioritare që synojnë promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në Shqipëri duke minimizuar dhe zbutur ndikimin negativ të COVID-19, dhe duke ndërtuar përpara më të mirë-COVID në një rrugë të qëndrueshme për arritjen e SDG-ve. Plani kërkon të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në rimëkëmbjen e vendit duke u bazuar në pesë shtylla, përkatësisht:

1. Mbrojtja e sistemit dhe shërbimeve dshëndetësore – udhëhequr nga OBSH
2. Mbrojtja sociale dhe shërbimet themelore – udhëhequr nga UNICEF
3. Mbrojtja e vendeve të punës dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe aktorët më të prekshëm prodhues – e udhëhequr nga UNDP
4. Përgjigja makroekonomike dhe bashkëpunimi shumëpalësh – udhëhequr nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm të OKB
5. Kohezioni social dhe rezistenca e komunitetit – udhëhequr nga UNDP

Për të lexuar planin e hollësishëm klikoni këtu:

https://www.un.org.al/sites/default/files/Socio%20Economic%20Plan%20Albania_0.pdf?fbclid=IwAR26avfdQXdTOfPCF2e6WEXCW49_qza_M28K0U5Fx_Y8pslPNDGs40Xo4ZI

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb