Specialist i Traumave dhe Rehabilitimit në QSUT, Dorian Meta shpjegon një tjetër nevojë të njeriut për t’u trajtuar pas kalimit të COVID-19. Meta shkruan se COVID-19 lë pasoja në trupin e njeriut për shkak të sulmit viral që jep ai dhe simptomave që zgjasin edhe pas infektimit.

Ndër simptomat e COVID-19 pas infektimit sipas tij janë dhimbje muskulare dhe artikulare, ankth, depresion, kapsllëk, konfuzion mendor etj. Po ashtu COVID-19 jep pasoja edhe në sistemin nervor.

Për këto arsye specialisti sugjeron që pas kalimit të COVID-19 qytetarët duhet të kontakojnë fizioterapistin për të nisur rehabilitimin fizik.

 

 

SHKRIMI NGA DORIAN META

Studimet e kryera në dy problemet paraprake të COVID  kanë evidentuar pas SARS-CoVD në 2002, Kinë dhe MERS-CoV 2012 në Arabinë Saudite fokolare që paraqesin modele me prevalencë të sulmit ndaj indit respirator polmonar nga ku lindin edhe komplimacione serioze deri në rrezikshmërinë e jetës së pacientit. Pas polmonitit nga COVID-19 mundet të jenë të shpeshta dhe me një rëndësi të vecantë fibrozat polmonare me ndryshime permanente të funksionit respirator dhe përkeqësimin e BPCO          ( Bronco Pneumoni Obstruktive). Me eliminimin e fazës kritike të patologjisë, mbeten shqetësime në lidhje me organet e tjera si:

Reduktimi i funksionit polmonar si pasojë e rënies së kapacitetit ventilator

Kohë e gjatë e të ndënjurit në shtrat

Humbje të peshës trupore si dhe reduktim të tonusit dhe masës muskulare

Deficit të sferës emotive dhe konjitive

Tipologjia e pacientit Post-covid 19

Pacientët Covid-19 të cilët e kanë kaluar fazën akute të sulmit viral diferencohen në tre kategori

Asintomatikët të cilët kanë kaluar në ambientet e shtëpisë periudhën e infeksionit

Të shtruar në repartet e patologjive infective ose në pavionet e pneumologjisë të cilët kanë dalur nga spitali me deficite të ulta respiratore dhe lokomore

Të shtruarit në terapinë intensive, të intubuar me respirator mekanik dhe të nxjerrë nga spitali me deficite motore, respiratore dhe neurologjike

Përcaktimi i ndryshëm i këtyre situacioneve  vjen si pasojë e niveleve të tjera në  kompromentimit respirator të atij motor nga ku duhet mirë formuluar rrugëtimi rehabilitativ. Pjesa më e madhe e pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 vazhdojnë të kenë prezencën e shenjave dhe simptomave të problemeve organike të ardhura nga sulmi viral. Intensitet janë diferente sipas individëve.

Në tabelën e mëposhtëme evidentohen problemet më të shpeshta

Simptomat më të shpeshta të paceintëve Post-COVID-19

Vështirësi në Deambulim ( edhe në distance të shkurta)

Vështirësi për të lëvizur në krevat

Vështirësi për të ndënjur ulur me kohë të gjatë

Vështirësi për tu ngritur dhe ndënjur në këmbë

Vështirësi në lëvizje edhe në ambiente më distancë të shkurtë

Asteni e fortë

Dhimbje muskulare dhe artikulare

Përceptim I rëndomë ndaj lodhjes

Vertigo

Dispne nga sforco e moderuar

Dekubitues

Debules muskulare

Kapsllëk

Ankth/depresion

Dizorientim dhe konfuzion mendor

Në fazat e rekuperimit të post polmonitit si pasojë e COVI-19 rëndesa respiratore sjell vështirësi edhe në egzekutimin e Aktiviteteve Normale Të Ditës. Kjo shtohet si problematikë sidomos kur bëhet fjalë për pacientët e moshës së tretë, ndaj të cilëve rritet ngarkesa e simptomave post COVID-19. Sipas disa studimeve të kryera në nivel ndërkombëtar ka rezultuar që SARS-cov2 mundet të ndikoj në nivel të Sistemit Nervor Qëndror duke përkeqësuar kapacitetet konjitive sidomos tek moshat e treta. Ja përse rekuperimi ndaj COVID-19 kërkon ndërhyrjen e një Team multidisiplinor që të jenë ekspert të fushës respiratore të asaj motore rehabilitative dhe asaj neurologjike.  Mundet të përdoren strumenta të ndryshëm vlerësimi ndaj këtyre pacientëve sikurse  RPE ( Rating of Perceived Exertion) të Borg, përmes këtij tesi vlerësohet sforcoja e perceptuar gjatë një stërvitjeje ose ushtimeve rehabilitative.  BBS ( Berg Balance) vlerëson ekuilibrin përmes të cilit zhvillohen aktivitet funksionale rehabilitative. Këto shkalla kanë funksione të ndryshme të kapaciteteve fizike të pacientëve post COVID-19. Vlerësojnë lodhjen e perceptuar përgjatë sforcos së një aktiviteti, dispnenë në impaktin që ka për stilin e jetesës, ekulibrin dhe rriskun për rrëzime si dhe kapacitetin funksional përmes të cilit do zhvillohen ushtrimet rehabilitative.  Obiektivi kryesor në lidhje me COVID-19 është në fushën e aparatit respriator dhe atij muskular, pasi këta janë më të prekurit I pari si sulm direkt I virusit dhe I dyti si pasojë e imobilizimit të zgjatur. Arsye për të cilën, njëherë të kaluar infeksioni duhet sa më shpejtë të kontaktojmë me fizoiterapistin apo fiziatrin për të filluar rehabilitimin fizik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb