Pas sanksioneve të vendosura kundër Rusisë si pasojë e sulmeve në Ukrainë, autoritetet ruse kërcënojnë me arrestime kompanitë perëndimore që synojnë të largohen nga vendi.

prokurorët rusë kanë lëshuar disa paralajmërime për disa subjekte të huaja përmes telefonatave, letrave , duke përfshirë Coca-Cola, McDonald’s, Procter & Gamble, IBM dhe Yum Brands, kompania mëmë e KFC dhe Pizza Hut, shkruajnë mediat e huaja.

Ata kanë kërcënuar se do të arrestojnë zyrtarë që kanë kritikuar qeverinë , ose do të sekuestrojnë pasuri, përfshirë pronësinë intelektuale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb