Zv/ministri i Financave e Ekonomisë, Besart Kadia ka publikuar shifrat e vitit 2020 për pasojat e pandemisë në ekonomi dhe biznes.

Kadia thotë se së fundmi të dhënat e QKB për 2020 tregojnë se u regjistruan 13 mijë e 964 biznese të reja,  por u çregjistruan 4 mijë e 887. Ndërsa 7 mijë e 687 biznese kaluan nga aktiv në të pezulluar.

Si përfundim rezulton se në krahasim me 2019 në 2020 u shtuan në total neto +203 biznese.

 

STATUSI NGA BESART KADIA

Gjatë vitit 2020 pandemia dhe pasojat negative të saj në ekonomi ishin të padiskutueshme. Debati mes gjithë ekonomistëve ishte si të minimizoheshin pasojat negative në biznese dhe mbajtja e konsumit familjar në nivele optimale dhe dhënia e shpresës post-covid.

Së fundmi të dhënat e QKB përsa i përket vitit 2020 japin një skaner të asaj se çfarë ndodhi gjatë atij viti të paprecedentë. Në total në vitin 2020 u regjistruan 13.964 biznese të reja (1.815 më pak se në 2019). Por ndërkohë u çregjistruan 4.887 biznese (695 më pak se 2019). Ndërkohë 7.687 biznese kaluan nga aktiv në pezulluar (2.632 më pak se në 2019). Në total efekti neto (regjistrim+aktivizim – çregjistrim – kalim në pezullim) është +203 biznese krahasuar me 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb