Çmimet e grurit dhe misrit u rritën ndjeshëm mëngjesin e sotëm, pas shpërthimit në digën në Ukrainë. Ky akt shkaktoi ankth rreth furnizimeve globale të ushqimit.

Çmimet e grurit u rritën me 2.4% në tregtimin e hershëm të martën në bursën tregtare të Çikagos në 6.39 dollarë për buhel (njësia matëse).
Kostoja e misrit u rrit me më shumë se 1% në 6,04 dollarë për një bushel dhe tërshëra fitoi 0,73%, duke u rritur në 3,46 dollarë për njësi.

Zona pranë digës është me fusha masive bujqësore.

Andrey Sizov, drejtor menaxhues i firmës kërkimore të tregjeve bujqësore të Detit të Zi, SovEcon, tha se shembja e digës “duket si një përshkallëzim i madh me pasoja të tmerrshme dhe rrezik të madh kryesor”.
“Ky mund të jetë vetëm fillimi i vrapimit të demave,” shkroi Sizov në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb