Tërmeti i 26 nëntorit preku rëndë edhe Kavajën. Fatmirësisht nuk u shënuan viktima, por shumë qytetarë mbetën në qiell të hapur, pasi banesat e tyre u shkatërruan.

Në një intervistë për News24, Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, deklaroi se qytetarët u mbështetën me të gjitha mundësitë dhe aktualisht 350 familje po trajtohen me bonus qiraje.

Kryebashkiaku Krali deklaroi se procesi i rindërtimit është i gjatë dhe se Kavaja është në fazën e aplikimeve, ku deri tani janë regjistruar 1400 aplikime online. Ai ju bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë deri në 28 shkurt.

Kryebashkiaku i Kavajës siguroi qytetaret se asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa u ndihmuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb