Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri që la pas më shumë se 37 mijë viktima dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara, duket se ka krijuar edhe një tjetër problem me të cilën do të duhet të përballen sistemet shëndetësore.

Mjekët raportojnë se po trajtojnë një numër në rritje pacientësh që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe atakët e panikut.

Maorja e Ushtrisë Indiane Beena Tiwari, tha se pacientët fillimisht ishin pranuar me lëndime fizike – por se këto tani po dilnin në sipërfaqe të tjera probleme që duhen trajtuar.

“Fillimisht pacientët që u paraqitën ishin ata që pësuan lëndime nën rrënoja. Tani po na vijnë më shumë pacientë me çrregullim të stresit post-traumatik, pas gjithë tronditjes që kanë kaluar gjatë tërmetit dhe asaj që kanë parë. Shumë pacientë po paraqiten me atakë paniku”, ka deklaruar ai.

Tiwari është pjesë e një ekipi prej 100 vetash nga India që krijuan një spital fushor për të trajtuar të mbijetuarit e tërmetit pasi një spital lokal u shkatërrua.

PTSD, sindromi i stresit post traumatik, shkaktohet nga ngjarje shumë stresuese, të frikshme ose shqetësuese, dhe njerëzit me këtë gjendje mund ta rijetojnë ngjarjen traumatike përmes maktheve dhe mund të kenë vështirësi për të fjetur dhe për t’u përqendruar.

“Njerëzit vetëm tani kanë filluar të kuptojnë se çfarë ndodhi me ta pas kësaj periudhe shoku”, tha një zyrtar turk mjekësor.

Situata nuk paraqitet e mirë as në Siri.

Një qendër e improvizuar e drejtuar nga UNICEF-i u ka ofruar fëmijëve “ndihma e parë psikologjike”, duke i inkurajuar ata të luajnë dhe të ndjehen të sigurt.

Raportohet se fëmijët nga çdo zhurmë e lartë apo lëvizje e menjëhershme tremben. Madje ka raste kur tremben gjatë gjumit dhe ngrihen duke bërtitur “tërmet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb