Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren pas tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur dhe pa strehë mbi kokë.

Me një shënim në “Facebook”, ambasada thotë se grupi i inxhinierëve të SHBA po punon me intensitet të lartë në ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa shton faktin se pas kësaj do arrihet në konkluzionin nëse njerëzit duhet apo jo të kthehen brenda banesave të tyre.

“Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ekipi i inxhinierëve të strukturave nga Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID, po vijon të kryejë vlerësime në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Inxhinierët po punojnë për t’i përcaktuar ndërtesat si të sigurta apo të pasigurta, për të ndihmuar njerëzit që të kthehen të sigurtë në shtëpi. #ShbaQendronKrahShqiperise”-shkruan ambasada.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: