Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit ka lënë pasoja katastrofike. Dëmet janë të pabesueshme, askush tashmë nuk mendon më për futboll, mbi të gjitha në dy qytetet më të prekura, në Durrës dhe në Laç ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Futbollistët e dy ekipeve, Teutës dhe Laçit, nuk kanë zbritur asnjë ditë për të zhvilluar qoftë dhe një minutë stërvitje, pavarësisht se mendohet që java e 14-të do të vijoj në mesjavën e ardhshme.

Kf Teuta
Kf Teuta

Futbollistët që nuk janë nga këto dy qytete janë larguar drejtë shtëpive të tyre, ndërsa kanë hapur dyert për futbollistët vendas të cilët jetojnë në këto dytë qytete, një sensibilizim i jashtëzakonshëm në një moment të jashtëzakonshëm. Ashtu si çdo gjë tjetër në këto dy qytete dhe jo vetëm, ku gjithçka është paralizuar, edhe futbolli është në një moment delikat, ku asgjë nuk është e sigurt, as dita dhe koha kur gjithçka do ti rikthehet normalitetit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: