“Pasqyrë, pasqyrë e dëshirave të mia, kush është më… egoisti i mbretërisë?”. Një version tjetër i shtrigës tek përralla e famshme e Borëbardhës në Itali.

Pyetjes fatale i është përgjigjur Cotral, kompania e transportit periferik në Lazio, e cila në faqet e saj sociale ka nisur një provokim kundër të gjithë atyre udhëtarëve që vazhdojnë të hipin në autobusët e saj pa maskë.

Pra, për ta “vende të rezervuara me pasqyrë të përfshirë”. “Tani më në fund do të jeni në gjendje të admironi imazhin tuaj të pasqyruar gjatë gjithë udhëtimit, – shpjegon kompania në postimin e saj, – sepse është e qartë se e vetmja gjë që ju intereson është vetja juaj”. Nisma vjen pas sulmeve ndaj shoferëve që u kërkuan pasagjerëve të hipnin në automjet në përputhje me rregulloret anti-Covid. Raste të shumta janë regjistruar në të gjithë Italinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb