Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

350 gr miell
250 gr gjalpë
80 gr sheqer
2 të verdha veze
1 lç pluhur pjekës
1 lç cipë portokalli
350 gr marmalatë pjeshke

Për përgatitjen e marmalatës:
3-4 kokrra pjeshka
½ gotë sheqer
1 lugë niseshte
1 bustinë vanilje
1 lugë gjalpë

Përgatitja

Përziejmë gjalpin me sheqerin dhe të verdhat e vezëve derisa të rritet vëllimi dhe më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe cipën e portokallit. E përziejmë brumin lehtë derisa të homogjenizohet dhe të bëhet një brumë i butë.

Marrim 2/3 e brumit dhe e hapim në tavë tarte. Hedhim marmalatën dhe lartë vendosim shirita të cilat i bëjmë me pak nga brumi i përgatitur. E vendosim tartën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

Tartën mund t’a përgatisim me marmalatë të gatshme ose me marmalatë të bërë vetë, të cilën e përgatisim duke i kaluar pjeshkët në rende, më pas i vendosim pjeshkët në tenxhere me sheqer të marrin 2-3 valë. Hollojmë pak niseshte me ujë, shtojme dhe vaniljen dhe gjalpin dhe e hedhim tek pjeshkët duke i përzier mirë. E lemë marmalatën në zjarr derisa të lidhet plotësisht.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb