Recete nga znj Eneida
Përbërësit
3 vezë
150 gr sheqer
150 gr gjalpë
3 lugë mjaltë
500-550 gr miell
2 lugë pluhur pjekës
Reçel
1 vezë

Përbërësit

Vezët i rrahim me sheqerin deri sa të tretet sheqeri. Shtojmë gjalpin dhe 3 lugë plot mjaltë. I rrahim të bëhen bashkë. Në një tas shtojmë miellin, sasia varet nga vezët, pluhurin pjekës dhe masën që përgatitëm. Ngjeshim brumin, e hapim rreth 5mm dhe e presim me format. I shpojmë me gisht pak në sipërfaqe. I lyejmë me të verdhë veze dhe në mes me të bardhën e vezës të rrahur dhe i shtojmë pak reçel lart. I pjekim në furrë të parangrohur me 190 gradë për 20-25 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: