Nga: ZONJA ENEIDA

1,5 filxhanë çaji me susam
1 grusht lajthi të copëzuar
1 grusht bajame të copëzuara
3/4 filxhan mjalt
pak lëkurë portokalli

Si fillim pjekim susamin me bajamet. Lajthitë janë të pjekura vet. Më pas hedhim mjaltin në tenxhere bashkë me lekurën e portokallit dhe në momentin qe zjen, e lëmë 3-4 minuta. Shtojmë gjithë farat, e trazojmë dhe e shtrojmë në një letër kuzhine të cilën e kemi lyer me vaj ulliri përpara. Lyejmë dhe një letër tjeter me vaj dhe ia vendosim brumit lart. Me okllai e hapim dhe e bejmë fetën e hollë por mund ta lëmë dhe më të trashë. Sa është e ngrohtë e presim në kubikë, por ju mund ta prisni sipas deshirës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb