Nga: ZONJA KATERINA

500 gr makarona, 300-400 gr djathë, 4-5 kokrra vezë, 1 litër qumësht, 500 ml ujë, 1-2 lgj gjalpë, 1 spec të kuq gogozhare, Kripë, piper, arrë moskat

Vendosim fillimisht makaronat në tavë dhe më pas shtojmë specin e kuq gogozhare të prerë në kubikë. Trazojmë vezët me qumështin dhe ujin dhe e shtojmë tek makaronat. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe vendosim vende vende disa copëza gjalpë. Në furrën e parangrohur vendosim pastiçen të piqet në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 45-50 minuta. Shënim: sipas dëshirës kësaj pastiçeje mund t’i shtojmë dhe pak brokoli, lulelakër apo kërpudha.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb