Nga: ZONJA VJOLLCA*

Pastiçe me oriz dhe speca

450 gr fileto pule
320 gr oriz
2 kokrra qepë
2 speca të kuq
3 lugë gjelle vaj ulliri
150 gr djathë kaçkavall
400 gr ajkë
6 kokrra vezë
3-4 kokrra domate
½ tufë majdanoz
1 thelpi hudhër
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim përbërësit për të nisur gatimin: presim specat në kubikë të vegjël, qepën e grijmë shume imët dhe fileton e pulës e presim në shirita të hollë. Në një tigan nxehim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe vendosim mishin e prerë, e kaurdisim për 3-4 minuta duke e rregulluar me kripë dhe piper. Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisim qepën. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specat, i kaurdisim për 2 minuta, më pas shtojmë orizin. E trazojmë vazhdimisht duke shtuar 600 ml koncentrat pule ose perimesh. E lemë në vlim në temperaturë mesatare për 15 minuta dhe më pas e largojmë duke e vendosur në një tas që të ftohet.
Trazojmë 6 kokrra vezë me ajkën dhe me pas vezet i trazojmë me mishin e kaurdisur dhe me orizin e zjerë. Shtojmë kripë, piper dhe ½ e djathit kaçkavall. E shtrojmë gatimin në një tavë të lyer me pak gjalpë. Presim domatet në feta të holla dhe i vendosim mbi oriz. E pudrosim me majdanoz dhe pjesën e mbetur të djathit kaçkavall dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 50 minuta. E servirim duke shtuar salcë domateje të cilën e ziejmë për 10 minuta në një tigan me një thelpi hudhër, një luge gjelle qepë të grirë imët, një lugë gjelle vaj ulliri, një luge kafeje sheqer, kripë dhe piper.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb