Nga: ZONJA KATERINA

1 pako makarona (penne)
3 kokrra vezë
150-200 gr djathë të bardhë/kaçkavall
1 limon (cipë + lëng)
1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
2-3 karrota
3-4 kunguj
3-4 domate ose ½ fç pure domate
1 majë luge sheqer
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
1 litër qumësht
4 lugë niseshte
4 lugë vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në mënyrë aldente në ujë me kripë. Më pas i kullojmë makaronat dhe shtojmë tek to vezët e rrahura me gjysmën e sasisë së djathit. I përziejmë mirë dhe i vendosim makaronat në një tavë duke i sheshuar mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës.

Vendosim në një blender karrotat, qepën, hudhrën dhe vajin e ullirit. I kthejmë perimet në pure dhe më pas i vendosim në një tenxhere në sobë. Sapo pureja të fillojë të ngrohet shtojmë domatet të grira në rende ose salcë domateje. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë salcën të lidhet.

Ndërkohë në një tigan kaurdisim lehtë për rreth 3 minuta kungujt të prerë në kubikë të vegjël dhe më pas i shtojmë kungujt tek salca e përgatitur. Shtojmë tek salca dhe erëzat. E lemë salcën për 1-2 minuta në zjarr dhe më pas e hedhim në tavën me makarona.

Përgatisim dhe beshamelin me qumësht dhe niseshte. E hedhim beshamelin në tavë duke e niveluar mirë. E spërkasim pastiçen me djathë të grirë në rende dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 35-40 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb