Nga: ZONJA VJOLLCA*
Pastiçe me proshutë

400 gr makarona
2 kokrra qepë
250 gr proshutë
1 lugë kafeje trumëz
600 ml qumësht
75 gr djathë gorgonxola
4 kokrra vezë
40 gr peksimadhe
30 gr gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë duke respektuar minutazhin e shënuar në etiketë. Ndërkohë që makaronat ziejnë në një tigan me pak gjalpë kaurdisim qepën dhe proshutën të prerë në kubikë. I kaurdisim mirë derisa qepa të bëhet transparente. ½ e makaronave që kemi zjerë i vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Më pas shtojmë qepën e kaurdisur me proshutën. E mbulojmë me pjesën tjetër te makaronave duke tentuar që makaronat ti vendosim në formë rrethore. Në një tas rrahim vezët me qumështin, djathin dhe erëzat dhe mbulojmë sipërfaqen e makaronave. I vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë për 45 minuta. Pas 30 minutash e pudrosim me peksimadhe dhe vendosim copëza gjalpi mbi të. E rivendosim në furrë dhe për 10-15 minuta duke e mbuluar me letër alumini. Pasi të jetë ftohur pak e spërkasim pastiçen me trumëz dhe e servirim.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb