Nga: ZONJA KATERINA

500 gr makarona guacka
600 gr spinaq
500 gr kos + 500 ml ujë (ose 1 litër dhallë)
1 filxhan çaji qumësht
½ filxhan çaji vaj
3-4 vezë
1 ls koncentrat
100 gr djathë
Kripë, piper

Hedhim makaronat në tavë. Në një enë rrahim vezët me qumështin dhe vajin. Shtojmë koncentratin pluhur, kripën, piperin dhe dhallën.

Tek tava me makarona hedhim djathin e thërrmuar dhe gjysmën e sasisë së masës së përgatitur me kos dhe vezë.

Tek pjesa tjetër e mbetur e kosit me vezë shtojmë spinaqin e grirë. E përziejmë mirë dhe e shtojmë në tavë. Lagim një letër kuzhine dhe mbulojmë tavën, të cilën e vendosim në furrë të nxehtë në 200 gradë për 35-40 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë letrën e kuzhinës dhe e lemë pastiçen në furrë dhe 10 minuta të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb