Nga: ZONJA KATERINA
400 gr makarona
300-400 gr thjerrëza
3-4 lgj vaj ulliri
2 qepë mesatare
3-4 domate
1 lgj salcë domate
2 lgj uthull
½ lk sheqer, kripë, piper
Gjethe dafine

Beshamel:
4 lgj miell
4 lgj gjalpë
4 gota qumësht
2 të verdha veze
150 gr djathë të verdhë
Arrë moskat

Në një tenxhere vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepët të grira imët. Pasi qepët të fillojnë të zbuten shtojmë thjerrëzat (të cilat i kemi përpunuar më parë duke i vendosur të ziejnë për 10 minuta) dhe i kaurdisim për 2-3 minuta së bashku me qepët. Më pas shtojmë domatet të grira në rende, pak salcë domate, pak sheqer, uthull, kripë, piper dhe gjethe dafine. Shtojmë gjysëm gote ujë dhe i lemë thjerrëzat të ziejnë së bashku me përbërësit e tjerë.

Ndërkohë vendosim makaronat të ziejnë në mënyrë aldente.

Paralelisht përgatisim dhe beshamelin duke kaurdisiur mirë miellin me gjalpin. Më pas shtojmë qumështin duke vazhduar trazimin derisa beshameli të marrë valë. E rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe më pas shtojmë dy të verdha veze dhe pak djathë të verdhë.

Në një tavë vendosim një shtresë me makarona, më pas një shtresë me thjerrëza, përsëri një shtresë me makarona dhe një shtresë me thjerrëza. Në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me beshamel dhe e vendosim pastiçen në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb