TIRANË

Pastori ungjillor Paulin Vilajeti ka folur në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 për vdekjen tragjikë të nënë e bijë në Kombinat, ndërsa vajza tjetër arriti t’i mbijetonte një vetëflijimi që kishte si synim ringjalljen.

Për shkak se u tha se Zhaneta, Blerta dhe Anisa Josifi kishin frekuentuar Ungjillorët, pjesëtarë të këtij komuniteti kanë folur këto ditë në media duke u përpjekur të qartësojnë çfarë ka ndodhur më tre pjesëtaret e familjes Josifi.

Duke iu referuar praktikës që kishin ndjekur Zhaneta dhe Blerta pas vdekjes së Anisës për lyerjen e trupit, apo dhe agjërimit të tyre pastori Vilajeti ka treguar se çfarë thuhet në Bibël, librin e shenjtë të të krishterëve dhe cilat janë praktikat që lejohen apo jo.

Ai tha se agjërimi është në Bibël por jo budallallëku duke e cilësuar po kështu vetëflijimin një veprim satanik. Vilajeti theksoi se në botë dhe Shqipëri ka grupe që nxisin flijimin.

“Izraeli e përdorte parafinën për të vdekurit që të mos kishin erë. Agjërimi është në Bibël por budallëllëku. Unë nuk mund të marr të mbaj një kufomë për 15 muaj në shtëpi dhe të mendoj se Perëndia do ta vadisë këtë budallallëk.
Nëse merr tre fe të krishtera dhe nuk ka as edhe një, po të marrësh të gjithë traditën e tre feve të krishtera nuk ka asnjë lidhje me besimin e tyre.
Nëse kanë lënë punën prapë është një sekt tjetër. Nuk mund të fajësosh një besim për shkak të veprimeve individuale të dikujt. Po të marrësh Bahajt, dëshmitarët e Jehovait, mormonët, janë sekte që përdorin Biblën. Nuk janë të krishtera. Nuk e di si mund të pranoj në shtëpinë time të vijnë dy fëmijë 17-18 vjeç dhe të thonë do ju flasim për Perëndinë. Më ka ndodhur mua dhe ju kam thënë flisni se çfarë ka bërë Jezus Krishti për ju. Është e papranueshme se ata janë fëmijë dhe thonë gjërat që i kanë mësuar.
Vetëflijimi është veprimi satanik, më duhet ta them këtë edhe nëse i dhemb dikujt sepse jam këtu për të thënë të vërtetën.
Në botë dhe në Shqipëri fatkeqësisht ka grupe satanike që jo vetëm predikojnë flijime por edhe nxisin flijime.
Dëshmitarët e Jehovait nuk lejon transfuzionin e gjakut. Shteti duhet të marrë në mbrojtje fëmijët nën 18 vjeç sepse kam dëgjuar që ka prindër që janë dëshmitarë të Jehovait që nuk i lënë fëmijët talasemikë të marrin gjak dhe ju vdesin.
Në SHBA është ndaluar me ligj që Dëshmitarët e Jehovait nuk kanë të drejtë mbi fëmijët e tyre deri në 18 vjeç”, deklaroi Vilajeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb