TIRANË

Pas 7 muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të strukturuar kriminal që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit.

Sipas SPAK në këtë aktivitet kriminal rezulton të jenë përfshirë katër zyrtarë policie, tre prej të cilëve Klement Zeqo, Bardhyl Çela dhe Astrit Duro janë dërguar në burg, ndërsa Neritan Naska shef i stacionit të Policisë Polican në arrest shtëpie. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për  shpërdorim detyre.

Në dosjen hetimore thuhet se oficerët e policisë mbanin kontakte direkte me drejtuesit e grupit kriminal që kultivonte kanabis në zonë  dhe i informonte anëtarët e tij për çdo lëvizje të policisë.

Në një nga bisedat e përgjuara dëgjohet polici Astrit Duro që orienton trafikantët të zhduknin drogën, pasi në zonë do të shkonin grupet e policisë për kontroll.

Për Edmon Zotkon me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan e Fatos Lamaj, Kryeplak i fshatit Çorrogjaf është caktuar masa e arrestit në shtëpi, pasi ata nuk kanë informuar për kultivimin e kanabisit në zonat e tyre. hetimi nisi në qershor të 2020 pas një referimi të bërë në Prokurorinë e Posaçme nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, të cilit kishin në përgjim disa policë të dyshuar.

Nga përgjimet është provuar se grupi kriminal ka kultivuar kanabis në parcela dhe vende të ndryshme.

Në të paktën 28 episode, rezulton se trafikantët kishin ngritur impiante vaditje dhe ambjente ku të mund të qëndronin punonjësit që merreshin me kultivimin e kanabisit, ndërsa disa magazina i kishin përshtatur për tharjen dhe ruajtjes e lëndës narkotike. Gjatë aksioneve që i paraprinë arrestimeve janë janë sekuestruar 5045 bimë narkotike dhe 176 kg hashash i gatshëm për t’u trafikuar.

Të dyshuarit dhe akuzat:

1- Arben Lekli – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”

2- Sefedin Dokaj – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

3- Alban Bendo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e posaçme atë të  ”Grupi i strukturuar kriminal”

4- Fatjon Beshiri – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

5- Anxhela Beshiri – arrest shtëpie, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

6- Selfo Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”

7- Esmeraldi Kaposhi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

8- Zylyftar Zhurda – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

9- Ilia Ballo – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”

10- Olgert Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

11- Elson Dusho  – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

12- Teki Dusho – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

13- Fuat Dusho – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

14- Enver Mucaj – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim

15- Altin Sula – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

16- Redian Shimi – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

17- Ilir Shimi – “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim

18- Klement Zeqo – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

19- Bardhyl Çela – “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

20- Astrit Duro – arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

21- Neritan Naska – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

22- Edmond Zotkaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Shpërdorimi i detyrës”

23- Fatos Lamaj – arrest në shtëpi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb