Romelu Lukaku është pothuajse lojtar i Inter. Në këto kushte, Chelsea ka nisur kërkimet për të gjetur pasuesin.Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Blutë e Londrës janë futur në garë për Richarlison. Sulmuesi brazilian është i prirur për një largim nga Everton, pasi dëshiron një hap të madh në karrierë dhe me siguri, kjo do jetë një ndihmë shumë e madhe në tratativat e të ardhmes.

Yy6
Yy6

Richarlison e njeh mirë kampionatin anglez, pasi luan aty prej vitit 2017, periudhë në të cilën u afrua nga Fluminense. Situata është në fazë fillestare dhe e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se londinezët janë gati për bisedime. Richarlison ka shënuar 10 gola në sezonin që lamë pas.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb