Dortmund kërkon të  gjejë pasuesin e Nuri Sahin, i larguar nga pankina pak ditë më parë për mungesë rezultatesh. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi verdhezi ka përpiluar një listë me 4 emra të mundshëm, që mund të marrin drejtimin e skuadrës.

2 emrat që përfliten më shumë janë ata të Erik Ten Hag dhe Joachim Loë. Aktualisht, po merren në konsideratë edhe profile si Urs Fischer dhe Roger Schmidt. Synimi i Dortmund, është që të shpëtojë sezonin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb