Pasuria totale e 50 amerikanëve më të pasur në SHBA është e barabartë me pasuritë e 165 milionë personave, që është pothuajse gjysma e popullsisë së vendit.

Sipas një lajmi në Bloomberg të bazuar në të dhënat nga Rezerva Federale e SHBA-së, në gjysmën e parë të vitit 2020, shpërndarja e pasurisë në vend ka treguar një pabarazi të madhe.

Sipas lajmit, pasuria totale e 1 përqindëshit më të pasur të amerikanëve është 34,2 trilionë dollarë dhe pasuria totale e 50 përqindëshit më të varfër është 2,08 trilionë dollarë.

Lajmi thekson se pasuria e përgjithshme e 50 personave më të pasur në vend korrespondon me atë të 165 milionë personave, që është gjysma e popullsisë së vendit, dhe se 50 persona të pasur kanë rritur pasurinë e tyre me 339 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit 2020.

Siç thuhet më tej, pandemia COVID-19 ka varfëruar segmente të mëdha dhe ka shpërblyer në mënyrë disproporcionale një klasë të vogël miliarderësh.

Në një raport të botuar dje nga kompania hulumtimit të pasurive Wealth-X, thuhet se amerikanët e veriut më të pasur dhe me një pasuri prej të paktën 30 milionë dollarë, kanë rifituar pjesën më të madhe të pasurive së tyre të kohës para pandemisë.

Gjithashtu theksohet pasuria kolektive neto e njerëzve të pasur në fjalë u rrit me 37 për qind nga fundi i marsit deri në fund të gushtit, duke arritur në afërsisht 12,5 trilionë dollarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb