Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

4 patate mesatare
100 gr. bizele
4-5 feta pançetë
1/2 tufë kopër
2 lugë vaj ulliri
Piper i zi
Piper i kuq
4 lugë djath kaçkavall
Kripë

Përgatitja
Patatet i presim në copëza dhe i ziejmë deri sa të zbuten. Në një tigan skuqim pançentën dhe e heqim. Shtojmë bizelet në yndyrën që ka lëshuar pançeta dhe i skuqim dhe ato. Patateve u shtojmë kopër, kripë, piper të kuq dhe të zi dhe i kalojmë në të njëjtin tigan por me pak vaj ulliri akoma. I skuqim në temperaturë të lartë. Pasi kanë marrë ngjyrë, shtojmë bizelet dhe pançetën dhe i gatuajmë pak bashkë që të bashkohen aromat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: