Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr patate
4 vezë
100 gr djathë i bardhë
100 gr djathë kaçkavall
Vaj për skuqje
Kripë
Piper i zi
Trumzë

Përgatitja

Patatet i pastrojmë, i presim në feta dhe i vendosim në skuqje me vaj të nxehtë. I heqim nga zjarri dhe i kullojmë në një pjatë.
Më pas i kalojmë në një tavë. Shtojmë kripë, trumzë, djathin e bardhë, vezët e rrahura dhe djathin kaçkavall të grirë. I pjekim me 220 gradë pë 20 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb